Scolari, Neymarit: Shko te Barcelona
23 prill 2020
| 15:26
Trajneri brazilian, Luis Felipe Scolari,i ka rekomanduar bashkëvendësit të tij, Neymar, që të rikthehet te Barcelona. Scolari, që ka stërvitur Neymarin te Kombëtarja e Brazilit, e njeh mirë atë, andaj ka vendosur të jap mendimin e tij për të ardhmen.
Gjatë një interviste për Fox Sports, Felipe foli për rikthimin e Neymar te Barcelona, opsion të cilin ai e mbështet.
“Për Neymar, do të thosha sot, duke e njohur atë, kthehu, shko te Barcelona”, ka deklaruar Scolari. Neymar është një nga emrat më të përfolur për të ndryshuar skuadër në verën e këtij viti, dhe rikthimi i tij në Barcelonë, duket shumë i mundshëm.