Scott takon Kamberin, librat dhe njohja e diplomave pjesë e diskutimit
17 qershor 2019
| 21:03
Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott, ka qëndruar gjatë ditës në Bujanoc.
Ai ka takuar kryetarin e kësaj komune me shumicë shqiptare, Shaip Kamberi.
“Një bisedë e mirë me kryetarin e Bujanocit mbi sfidat me të cilat përballet pakica shqiptare në këtë pjesë në jug të Serbisë: librat shkollor, infrastruktura, punësimi, njohja e diplomav”, ka shkruar Scott në profilin e vet në “Twitter”.