SDA dënoi përdorimin e ushtrisë serbe në Sanxhak
Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA), dënoi ashpër demonstrimin e forcës nga ushtria serbe me fluturimin e sotshëm të aeroplanëve ushtarakë serbë mbi Novi Pazar.
Sipas kësaj partie, ky është një kërcënim i hapur për të frikësuar qytetarët e Sanxhakut. “Ushtria serbe, policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë kryen krimet më të rënda kundër boshnjakëve të Sanxhakut, për të cilët askush nuk i është përgjigjur deri tani dhe këto krime as që janë ndriçuar. Për këtë arsye, boshnjakët e Sanxhakut shohin ushtrinë serbe, policinë dhe shërbimet e tjera të sigurisë, e përjetojnë si forcë kërcënuar i forcave e armatosura dhe një rrezik objektiv për jetën”, thuhet në reagim.
Partia e Aksionit Demokratik (SDA), kërkon që presidenti dhe kryeministri serb të pezullojnë çdo përdorim të mëtejshëm të forcave të armatosura serbe në Sanxhak, dhe të njëjtat të largohen menjëherë nga territori i Sanxhakut. SDA u bën thirrje po ashtu përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masat e duhura pa vonesë për të ndaluar kërcënimet dhe frikësimin e boshnjakëve të Sanxhakut nga udhëheqja e shtetit serb dhe forcat e armatosura serbe.