S’dua të jem kryetar i partisë, se kam obligime të tjera

21 prill 2020 | 09:14

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë në emisionin “Pressing” në T7 se atij i është ofruar një mundësi për të qenë kandidat për kryeministër kur kishte pasur një bisedë të shkurtër me kryetarin e partisë, Isa Mustafa. Mirëpo, ai ka thënë se në këtë bisedë vetëm e ka qartësuar rolin e tij brenda partisë.

“Nuk dua të jem kryetar i partisë, se nuk do të kisha kohë për angazhime të tjera. E dini, edhe presidenti i ndjerë, Rugova, ishte ekspert në fushë tjetër, por më vonë u bë akter politik dhe nuk kishte më kohë. Nuk dua të tërheq paralele me të, por dua të kem kohë edhe për angazhime të tjera. Kryetari i partisë është angazhim i madh, ndonëse nuk dua të them se kam pasur ofertë për këtë gjë. Vetëm dua ta qartësoj qëndrimin tim”, tha ai.

Shala tha se arsyeja pse nuk është ftuar sot Vjosa Osmani në mbledhje të kryesisë është për faktin se kryetari i ka ditur qëndrimet e saj dhe nuk e ka parë të arsyeshme të thërrasë atë në diskutim.

“Osmani dihet çfarë qëndrimi mbanë. Është një politikane që artikulohet mirë, por kryetari e ka parë të udhës të mos e thërrasë për temën e caktuar”, shton ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës njoftoi se…