S’duhet të ishe martuar me mësuesen tënde, Macroni në siklet gjatë takimit

09 janar 2023 | 08:16

Përballë pyetjeve që gazetarët profesionistë zakonisht nuk i bëjnë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron , u gjend gjatë një diskutimi me fëmijët nga La Papotin, një gazetë e themeluar në vitin 1990 në një qendër kujdesi për të rinjtë me autizëm.

Pyetja që ra në sy dhe është bërë virale kishte të bënte me marrëdhënien e Macron me gruan e tij, Brigitte Macron , me ” gazetaren informale “, siç përshkruhet nga Associated Press , duke i kërkuar presidentit francez ta lexonte vetë.

“Ai është president. Ai duhet të japë shembull dhe të mos ishte martuar me mësuesen e tij” shkruhej në letër.

Brigitte Macron ishte nënë e tre fëmijëve dhe 24 vjet më e madhe se ai kur u takuan në shkollën e mesme ku ai ishte student dhe ajo mësuese përpara se të martoheshin përfundimisht në 2007.

“Nuk bëhet fjalë nëse duhet të jepni apo jo një shembull. Kur je i dashuruar, zgjedhja nuk është e jotja”, u përgjigj fillimisht presidenti francez dhe shtoi:

“Ajo nuk ishte tamam mësuesja ime. Ajo ishte mësuesja ime e aktrimit. Nuk është njësoj,” tha presidenti francez.

Macron u pyet gjithashtu nëse ka para të mjaftueshme, ku ai u përgjigj se si president i Francës merr më pak para sesa kur punonte si bankier.

Gazetarët e La Papotin e pyetën Macron dhe për miqësinë, teksa ai u përgjgij se “nuk është puna më e mirë të kesh shumë miq”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet gjermane synojnë të dyfishojnë kuotën për imigrimin e punëtorëve…