S’duhet të ketë ngritje të çmimit të rrymës, kjo do të kërkohet në debatin parlamentar këtë të premte!

21 dhjetor 2021 | 22:15

Shkruan: Besnik Tahiri

Çdo ditë e më shumë Kosova dhe qytetarët e saj po përballen me mungesë të energjisë elektrike, njëkohësisht me paralajmërimet e Qeverisë për rritjen e çmimit të rrymës.
Lidhur me këtë temë kruciale për jetesë të qytetarëve të vendit, si grup parlamentar dhe me kërkesë të kryetarit Haradinaj kemi shtruar në Kryesi të Kuvendit kërkesën për debat parlamentar lidhur me problemin e energjisë elektrike. Pra, në seancën e së premtes do të kemi debatin për çështjen e energjisë elektrike.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, para mediave theksova se si Aleancë mendojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që në Kuvend të debatojmë për këtë temë. Andaj, rikonfirmojmë qëndrimin tonë që nuk duhet të ketë ngritje të çmimit të rrymës, sikurse që duhet të sigurohen burime alternative, strategji të sakta shtetërore në raport me qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë elektrike.
Vlerësojmë se qëndrueshmëria dhe politika e qartë e shtetit të Kosovës në raport me energjinë elektrike, e forcon Kosovën si në nivel politik, ashtu edhe në aspektin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së energjisë elektrike.
Kur flasim për tema të rëndësishme për vendin, theksova se agjenda legjislative e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, ka qenë listë dëshirash, dhe jo e ligjeve. Shihet që ka qenë një tendencë sa për t’i treguar popullit se çfarë agjende legjislative kemi.
Por, nëse i bëjmë një vlerësim kritik, shohim se ky Kuvend, kjo shumicë, është më e dobëta parlamentare në histori të Kuvendit të Kosovës në raport me zbatimin e përqindjes së ligjeve që i ka vendos Qeveria në agjendën legjislative dhe të cilat i ka jetësuar. Ky është një dështim i plotë i agjendës legjislative, por edhe i mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit.

Kosova në “Open Ballkan”, kur të na njeh Serbia

Për iniciativën “Open Balkan”, kemi theksuar se është e gabuar dhe se Kosova nuk duhet të marrë pjesë, ngase është vend i pavarur dhe nuk ka nevojë për avokat. Kosova mund të bëhet pjesë e
“Open Balkan” kur ta njeh Serbia. Çfarëdo tentative tjetër me vendos Kosovën në një diskurs tjetër kur nuk ka qartësi, është gabim.
Iniciativat tona duhet të jenë në një drejtim: qëndrueshmëri në kërkesat tona në anëtarësim në NATO; qëndrueshmëri dhe strategji të saktë në raport me integrimin evropian dhe kërkesën për të qenë vend kandidat, si dhe tutje njohjet nga pesë vendet e BE-së.
Çfarëdo iniciativë tjetër, është mundësi e mirë vetëm për një fotografi, por nuk ka asnjë efekt pozitiv për Kosovën dhe për marrëdhëniet bilaterale apo rajonale që Kosova donë t’i ndërtojë me vendet tjera.
Ne jemi i pavarur, nuk kemi nevojë për avokat, kemi nevojë për miq, por nuk kemi nevojë të hymë në iniciativa të cilat nuk na sjellin asnjë të mirë, veçse ngrisin dilema, që tashmë e shumë vjet, Serbia i synon përmes iniciativave rajonale dhe elementeve tjera që i ka shfrytëzuar në tryezat e bashkëpunimit rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, me anë të një postimi…