Së shpejti do të fillojë rregullimi i hyrjeve të objekteve banesore në Podujevë
05 korrik 2020
| 17:01
Nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka bërë me dije se së shpejti do të fillojë rregullimi i hyrjeve të objekteve banesore në qendër të qytetit.
Ai ka treguar se projekti përfshin ngjyrosjen, suvatimin, dritaret, ndriçimin dhe vendosjen e dyerve me sistem të hapjes me kartelë.
“Kjo është vetëm faza e parë e projektit, ndërsa në fazën e dytë do të trajtohen edhe objektet tjera banesore, si dhe do të shikohen ato që i plotësojnë kushtet për vendosjen e ashensorëve”, ka thënë Rudari.
(Q.R / Epoka e re)