“Së bashku ëndrrën do ta kthejmë në realitet”. Çka po paralajmëron nga Praga zv/presidenti i Drenicës

08 shtator 2024 | 11:29

Zëvendëspresidenti i Drenicës, Haxhi Reci i shoqëruar nga miq e bashkëpunëtorë po e ndjek nga afër ndeshjen Ukrainë-Shqipëri.

Nga Praga, ai është zotuar se klubin nga Skenderaj do ta shohim së shpejti në arenën ervopiane. “Së bashku ëndrrën do e kthejmë në realitet. Drenica së shpejti në arenën evropiane”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Objektivi kryesor i Drenicë për këtë edicion është rikthimi në mesin e më të mirëve në Kosovë. Reci gjatë verës kishte prezantuar një plan mjaft ambicioz për privatizimin e klubit, por që në momentet e fundit nuk ishte arritur ujdia.

Ai çdo javë shihet në stadium në mbështetje të klubit. Nuk dihet, nëse do të ketë sërish përpjekje për arritjen e ndonjë marrëveshje për privatizimin e klubit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se pesë…