Së bashku krijojmë mundësi, ndërtojmë shpresë për fëmijët!
Marrë nga Bujar Neziri
Bashkohuni me kampanjën e Handikos Ferizaj, të përkrahur nga Global Albanians Foundation (GAF) dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që përmirëson jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Handikos Ferizaj beson se çdo fëmijë meriton mbështetjen dhe mundësitë për ta zhvilluar potencialin e tij/saj të plotë.
Për ta bërë këtë të mundur, kemi nevojë për lojëra didaktike dhe materiale terapeutike të personalizuara, që u japin fëmijëve mundësinë të zhvillohen në mënyrë kreative dhe inovative.
Ju ftojmë të na mbështesni në këtë kauzë dhe të kontribuoni në ndërtimin e një të ardhmeje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për fëmijët tanë. Çdo ndihmë e juaj, sado e vogël, ka një ndikim të madh në të ardhmen e tyre.
Në linkun e mëposhtëm ju mund t’i ndryshoni jetën një fëmije me nevoja të veçanta.
Anne Frank: “Askush nuk është varfëruar duke ndihmuar të tjerët”.
__________________________________
Together we create opportunities and we build hope for children! 🌟
Join the campaign of Handikos Ferizaj, supported by Global Albanians Foundation (GAF), and be a part of meaningful change that impacts the lives of children with disabilities.
Handikos Ferizaj believes that every child deserves support and the opportunities to develop their full potential.
To make this possible, we need educational toys and personalized therapeutic materials that give the children the chance to develop creatively and intellectually.
We invite you to support us in this cause and contribute 0in building modern facilities for the community. Every contribution you make, no matter how small, has a significant impact on their future.
Clicking on the following link can be lifechanging for a child with special needs.
Anne Frank: “No one has ever become poor by giving”.