Së bashku me shtatzënën nga Gjakova, ka vdekur edhe foshnja
21 prill 2020
| 09:52
Së bashku me gruan shtatzënë, e cila ishte infektuar me virusin “Korona” dhe që vdiq në Klinikën Infektive sot, ka vdekur edhe foshnja e saj. Edhe foshnjës i ishte përkeqësuar gjendja qysh mbrëmë dhe ka vdekur. Vdekja e foshnjës në bark ka ndodhur mbrëmë.
Edhe ish-kryetarja e Gjakovës e ka konfirmuar këtë rast, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar. “Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit”, ka shkruar Kusari-Lila.
MSh-ja në njoftimin për media nuk ka thënë asgjë për foshnjën.