Së bashku ta mundim “këtë flamë botërore”
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka dhënë një tjetër mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit, teksa thekson se vetëndërgjegjësimi mbetet ende i çalë. Mjeku Kalo shkruan në “Facebook” se duhet bashkëveprim dhe bashkëpunim për ta kapërcyer këtë “flamë botërore” me sa më pak humbje njerëzore.
Mesazhi i mjekut Tritan Kalo:
VETNDËRGJEGJËSIM MBETET ENDE I ÇALË… Ju kemi informuar dhe kurrë nuk do të lodhemi duke ju informuar….EKIPI punëmadh e fjalëpakë i Shërbimit të Sëmundjeve Infektive po ju gjendet pranë në çdo minutë të ditës….QËNDRONI në shtëpi dhe respektoni rregullat e distancimit social, për t’i ngadalësuar vrullin e përhapjes Covid-19….Pak ose më mirë ASPAK POLITIKË e POLITIZIM të gjithshkaje…
KOHA lyp vetëm e vetëm bashkëveprim dhe bashkëpunim, për të kapërcyer me sa më pak humbje njerëzore këtë “flamë botërore”…..SHUPLAKAT tona ndaj sistemit apo politqenërve të këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, do të kemi mundësi t’i përdorim që në zgjedhjet më të afërta…..NË NDËRKOHË më shumë dashuri e respekt për njeri tjetrin…..SA MË PAK DASI në mendimet dhe në qëndrimet tona, përkundrejt armikut të përbashkët, tinëzarit Covid-19…..
PAS FITORES së kësaj beteje, shpresoj dhe uroj që të kemi vullnetin dhe dëshirën për të bërë ndryshimet e duhura në këtë sistem të dështuar, që nga mënyra e instalimit të tij po ashtu edhe përgjatë 30 viteve të një tranzicioni asfiksues, për burimet njerëzore, natyrore dhe zhvillimore të Nënlokës Shqipëri… PUNË, PËRKUSHTIM e PROFESIONALIZËM nga kushdo dhe kudo… E vetmja PPP dobiprurëse për kapërcimin e kësaj situate….OPTIMIZMI ynë kërkon mbështetjen dhe mirëkuptimin nga të gjithë ju… SË BASHKU do t’ia dalim!!!