S’e dinte se ishte infektuar me COVID, infektoi 18 fëmijët e vet
Brittany Jencik nga Nju Jorku raportohet se ka infektuar shumicën e 18 fëmijëve të vet me Covid-19, rreth pesë javë më parë.
Kur Jencik u sëmurë rëndë, fëmijët e saj – disa prej të cilëve janë birësuar – filluan të shfaqin simptoma.
Ajo tha se virusi vdekjeprurës ishte “si një tren mallrash” që po godiste familjen e saj.
“Ishte e tmerrshme”, i tha Jencik WHAM. “Nuk kam pasur ndonjëherë kaq shumë frikë për jetën time”.
Nëna e tetëmbëdhjetë fëmijëve nuk e di se si ajo kontraktoi koronavirusin.
“Unë isha jashtëzakonisht e shqetësuar dhe mendoja se nuk do të isha kurrë sërish e njëjta”, tha Jencik për betejën e saj me sëmundjen që ka infektuar miliona persona në të gjithë botën.
Lajm i mirë është se familja Jenciks më në fund është në rrugën e shërimit pas disa javësh izolimi.