Së paku 10 të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Ratkoc
18 janar 2019
| 21:21
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lëndimin e së paku 10 personave sonte në mbrëmje, pas një shpërthimi në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
“Me datë 18.01.2019 në ora 19:55 min, përmes telefonit Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një informacion se në fshatin Ratkoc në një lokal (qebaptore) “Te Dollari” ka ndodhur një shpërthim që dyshohet të jetë nga bombola gazi, nga ky shpërthim dyshohet se janë lënduar disa persona (rreth 10 persona të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë), patrullat policore menjëherë janë dalë në vend të ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit. Mbi gjendjen e personave të lënduar ende nuk kemi informata të hollësishme”, ka thënë për “KTV”-në, zëdhënësja rajonale e Policisë, Lirie Podrimja.