
Së paku 11 të vdekur nga përmbytja e anijes në ShBA
20 korrik 2018
| 10:20
Të paktën 11 persona humbën jetën në një liqen në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u mbyt.
Incidenti besohet të jetë shkaktuar nga moti i stuhishëm.
Zhytësit vazhdojnë kërkimet për pesë njerëz të zhdukur, ndërkohë që shtatë të tjerë u dërguan në spital.