Së paku 16 të vdekur, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm të Ukrainës, nga rrëzimi i helikopterit

18 janar 2023 | 10:07

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmijëve në periferi të Kievit të mërkurën.

Sipas Ihor Klymenko, shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga të vrarët ishin në bordin e helikopterit.

Ministri, Denys Monastyrsky, ishte një nga tetë personat në helikopter.

Zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit gjithashtu humbën jetën.

Bëhet e ditur se janë edhe 22 persona të plagosur, mes tyre 10 fëmijë.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.

Kuleba shtoi se ka njerëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera.

Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Neurokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë…