Së paku 16 të vrarë nga një shpërthim në Bagdad
07 qershor 2018
| 10:52
Së paku 16 persona janë vranë dhe dhjetëra janë plagosur nga shpërthimi i një depoje të armëve në Bagdad të Irakut.
“Një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun”, ka njoftuar Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad nëpërmjet një deklarate.
Zyrtarë të policisë kanë theksuar se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t’i përkasin një grupi të armatosur.
Shpërthimi ka ndodhur pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.