Së paku 17 të vdekur nga përplasja e trenit në Tajvan
21 tetor 2018
| 14:52
Një përmbysje e trenit në verilindje të Tajvanit, ka rezultuar në vdekjen e 17 personave dhe lëndimin e 101 të tjerëve, kanë bërë me dije autoritetet qeveritare.
Aksidenti ka ndodhur në regjionin Yilan të Tajvanit, kur një tren ka devijuar nga hekurudha dhe është përplasur në zonën bregdetare e cila është e njohur për turistët, shkruan “Reuters”.