Së paku 17 të vdekur nga zjarri në një hotel në Indi
12 shkurt 2019
| 11:10
Policia në Nju Delhi ka bërë me dije se së paku 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.
Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, ka thënë se së paku katër të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin “Arpit Palace”.
Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa ka shpëtuar 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.
Autoritetet po vazhdojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.
Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave. /Rel/