Së paku 18 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Niger

10 nëntor 2021 | 11:31

Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar, pasi një minierë ari u shemb në rajonin Maradi të Nigerit.

Qindra njerëz janë grumbulluar në fshatin Dan Issa, afër kufirit me Nigerinë, duke shikuar të tmerruar në drejtim të minierës që u shemb në fundjavë. Shumë banorë janë minatorë të sasive të vogla, që punonin aty.

Autoritetet lokale kanë thënë se mijëra njerëz kanë shkuar për të punuar në atë minierë. Kryetari i fshatit e ka cilësuar këtë si “baticë njerëzore”, duke i theksuar vështirësitë për ta kontrolluar dhe ofruar sigurinë në minierë.

“Do të bëjmë rishikim për riorganizimin e operimit dhe të krijojmë kushte për njerëzit që të punojnë me dinjitet dhe në mënyrë të ligjshme”, ka thënë Aboubacar Chabou, guvernator i rajonit Maradi, i cili të hënën e vizitoi vendin e tragjedisë.

Ndryshe, Nigeri është një ndër shtetet më të varfra në botë, i prekur gjithashtu nga dhuna e ekstremistëve, që ka detyruar mijëra njerëz që t’i braktisin shtëpitë e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në…