Së paku 18 të vrarë në një qendër tregtare në SHBA
03 gusht 2019
| 22:16
Një masakër ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së paku 18 persona janë vrarë, pas të shtënave me armë në një qendër tregtare në El Paso, në Teksas, njofton televizioni lokal, “KTSM”.
Policia ka arrestuar më shumë se një person në lidhje me rastin. Motivet e sulmit nuk dihen ende.