Së paku 25 të vdekur nga zjarri në stacionin e trenit në Kajro
Zyrtarët e Egjiptit kanë njoftuar se së paku 25 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur nga zjarri që përfshiu stacionin kryesorë të trenit në kryeqytetin Kajro.
Raportet kanë bërë me dije se një tren me shpejtësi të lartë u përplas me një pengesë në stacionin qendror të trenit në Kajro duke shkaktuar shpërthimin e karburantit dhe si pasojë zjarrin në disa ndërtesa aty afër.
Kreu i spitalit hekurudhor të Kajros, ka thënë se numri i të vdekurve pritet të rritet.
Gjatë një vizite në vendngjarje, kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouli, ka thënë se shkaku i përplasjes nuk ende nuk është i njohur.
“Ne do të identifikojmë se kush është përgjegjës për aksidentin dhe ata do të mbahen përgjegjës”, është shprehur Madbouli.
Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit ka urdhëruar hetimin.