Mbi 250 gazetarë të burgosur në mbarë botën, Turqia kryeson listën
Të paktën 251 gazetarë në mbarë botën janë në burg për shkak të punës së tyre, pasi “regjimet autoritare përdorin gjithnjë e më shumë burgimin për të heshtur mospajtimin”, ka thënë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Anketa vjetore e gazetarëve në burg, e botuar më 13 dhjetor nga mbikëqyrësi i medieve në Nju Jork, gjeti se Turqia, Kina dhe Egjipti ishin përgjegjës për burgimin e më shumë se gjysmës së të gjithë gazetarëve.
Raporti ka theksuar se politika ishte “goditja më e rrezikshme” për gazetarët.
Regjistrimi llogaritë vetëm për gazetarët në paraburgim deri më 1 dhjetor, jo edhe që janë burgosur dhe të liruar gjatë gjithë vitit ose ata që janë zhdukur ose janë mbajtur robër nga grupet jo-shtetërore.
Me numrin e përgjithshëm të gazetarëve të burgosur në 262 në dhjetor 2017 dhe 259 të vitit të kaluar, drejtori ekzekutiv i organizatës, Joel Simon, ka thënë se “sulmi i tmerrshëm global ndaj gazetarëve që është intensifikuar në vitet e fundit nuk tregon shenja të zmbrapsjes”.
“Tiranët që përdorin burgimin për të imponuar censurë nuk mund të lejohen”, ka thënë Simoni.
Përgjegjësia më e madhe e burgosjes së gazetarëve në botë, për të tretin vit radhazi, mbetet Turqia, me të paktën 68 gazetarë të burgosur- të gjithë të akuzuar për veprime kundërshtetërore.
Prej 251 gazetarëve të burgosur në gjithë botën, 70 për qind e tyre mbahen për shkak të akuzave për veprime kundër-shtetërore ndërsa 28 për qind për shkak të “lajmeve të rreme”
Raporti thotë se një rritje e numrit të gazetarëve të burgosur në Kinë ishte rezultat i pjesës së “valës së persekutimit: të Pekinit ndaj minoritetit etnik ujgur në rajonin veriperëndimor të Xinjiang.
“Të paktën 10 gazetarë në Kinë u mbajtën pa akuzë, të gjithë në Xinjiang, ku Kombet e Bashkuara e kanë akuzuar Pekinin për mbikëqyrje masive dhe arrestimin e deri në një milion njerëz pa gjyq”, ka thënë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. /Rel/