
Së paku 38 palestinezë të vrarë në Gaza
Së paku 38 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza vetëm brenda 24 orëve të fundit, dhe një trup është nxjerrur nga rrënojat, ka thënë Ministria e Shëndetësisë.
Zyra e Qeverisë për Media në Gaza ka paralajmëruar për një përkeqësim të situatës humanitare në territorin e rrethuar dhe të bombarduar, duke thënë se Izraeli dhe SHBA janë “plotësisht përgjegjës për përkeqësimin katastrofik dhe të paprecedentë” të kushteve të jetesës.
“Kriza e ushqimit do të përkeqësohet në mënyrë dramatike në ditët në vijim për shkak të pengimit të okupimit të importeve të karburanteve”, tha zyra, duke u bërë thirrje “të gjitha vendeve të lira të botës të dënojnë këto krime, të cilat ligji ndërkombëtar i ka klasifikuar si krime kundër njerëzimit”.
Në ndërkohë, Avichay Adraee, një zëdhënës në gjuhën arabe për ushtrinë izraelite, ka lëshuar një urdhër zhvendosjeje të detyruar për të gjithë banorët e lagjeve Zeitoun, Tal al-Haëa dhe Sheikh Ijlin të qytetit të Gazës, ka raportuar Al Jazeera.
Agjencia humanitare e OKB-së, OCHA, ka thënë se 142,000 palestinezë u zhvendosën me forcë që kur Izraeli rifilloi luftën kundër Gazës më 18 mars.