Së paku 60 të vdekur nga zjarret në Greqi
24 korrik 2018
| 15:51
Së paku 60 njerëz vdiqën nga zjarret pranë Athinës.
Autoritetet në Greqi i cilësuan ato si flakët më vdekjeprurëse në më shumë se një dekadë.
Ato u përhapen në perëndim dhe lindje të kryeqytetit grek, të shoqëruara me temperatura të larta deri në 40 gradë celsius dhe erëra të forta.
Zjarrfikësit raportuan për më shumë se 100 njerëz të lënduar, disa prej tyre në gjendje serioze.
Sipas disa raporteve, më shumë se 1,000 shtëpi janë shkatërruar.
Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ndërpreu vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë për t’u kthyer në Athinë, ndërsa kërkoi ndihmë nga ushtria dhe Bashkimi Evropian.