Së paku 9 të vdekur nga një aksident hekurudhor në Ankara
13 dhjetor 2018
| 10:58
Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe rreth 47 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti që ka përfshirë një tren me shpejtësi të lartë në kryeqytetin turk, Ankara.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, u ka thënë gazetarëve se treni me shpejtësi të lartë edhe është përplasur me një lokomotivë që kryente kontrolle rutinë në të njëjtën rrugë, në mëngjesin e 13 dhjetorit.
Nuk ishte e qartë se me çfarë shpejtësie po udhëtonte treni kur ndodhi përplasja.