Së paku katër të vdekur nga aksidentet me fishekzjarrë në Gjermani
01 janar 2025
| 13:25
Të paktën katër njerëz kanë vdekur në pjesë të ndryshme të Gjermanisë nga aksidentet e lidhura me fishekzjarrët e fuqishëm që u hodhën gjatë festës së Vitit të Ri, sipas raportimeve të mediave lokale dhe agjencisë së lajmeve AFP.
Më shumë se 300 persona u arrestuan gjatë natës në kryeqytetin Berlin, por, ndryshe nga vitet e kaluara, “nuk pati dhunë ose incidente të mëdha”, sipas policisë gjermane, raporton televizioni BBC.
Viteve të fundit, përdorimi i fishekzjarrëve natën e Vitit të Ri është përcjellë me vëmendje të shtuar.
Disa kanë bërë thirrje për ndalim të fishekzjarrëve në mbarë vendin pas trazirave e sulmeve ndaj shërbimeve emergjente vitin e kaluar.