Së paku një i vrarë dhe dhjetëra të lënduar nga një shpërthim në Kabul

01 korrik 2019 | 11:17

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se së paku një person është vrarë dhe 65 persona janë plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahidullah Mayar, ka theksuar se të plagosurit, përfshirë nëntë fëmijë, janë dërguar në qendrat spitalore.

Agjencia “Reuters”, raporton se përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë militantët talibanë.

“Në shënjestër të sulmit ka qenë ministria e Mbrojtjes. Gjatë sulmit janë plagosur disa luftëtarë talibanë, civilë dhe punonjës qeveritarë”, thuhet në deklaratën e talibanëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bedri Islami Pasi humbi në dy kauzat e saj…