S’e pranojmë vendimin nëse Kushtetuesja shkruan amendament
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, zv/ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Avni Zogiani, në FRONTAL të T7 ka folur rreth çështjes së shumëdebatuar ditët e fundit, për vendimin që pritet ta marrë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për krijimin e qeverisë së re.
Zogiani ka thënë se do ta respektojnë vendimin e Kushtetueses vetëm nëse do të jetë interpretim brenda kornizës kushtetuese, por jo edhe një të tillë në rast se do të shkruhet ndonjë amendament.
“Do ta respektojmë secilin vendim që është brenda kuadrit të Gjykatës Kushtetuese, jo atë kur merr kompetenca të parlamentit. Secili interpretim do të pranohet, por jo një shkrim i amendamentit. Pranojmë secilin interpretim”, ka thënë Zogiani për Frontal të T7.