Së shpejti do të bëhet nënë? Enca Haxhia habit me deklaratën e fundit!
Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.
Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, e cila në momentin e parë ka marrë një tjetër kontekst. Këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama, por jo e një bebeje por e një qenushi. Enca dëshiron të ketë një qenush dhe ka shkruar se:
Jam gati të bëhem mama! Ku mund të gjejë një Poodle të vogël në Tiranë.
Së fundmi bukuroshja ka ‘trazuar rrjetin’ me videon e fundit që ka qarkulluar. Në video këngëtarja shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, ku duket prania e një djali misterioz, i cili i mbulon gjoksin me duar, të cilat mund të konsiderohen pamje +18.
Por, jo vetëm me të tilla foto e video pasi Enca ka trazuar gjithashtu ujërat me postimet më të fundit në Instastory. Artistja jo vetëm që ka bërë një deklaratë shumë të fuqishme, por dhe ka akuzuar rëndë disa nga çunat e showbiz-it duke u shpehur se janë homoseksual dhe se paguajnë modele për të fshehur seksulitetin e tyre.