Së shpejti fermerët do të kenë mundësinë t’i sigurojnë produktet e tyre bujqësore
17 janar 2020
| 14:02
Së shpejti, fermerët në Kosovë do të kenë mundësi që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore, tek kompanitë e sigurimit në Kosovë.
Për këtë është diskutuar nga drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, gjatë takimit me përfaqësuesit e IFC-së.
“Sot, me përfaqësuesit e IFC-së kemi diskutuar implementimin e mëtutjeshëm të Projektit të Sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovë për vitin 2020, ku së shpejti fermerët do të kenë mundësinë që të sigurojnë produktet e tyre bujqësore tek kompanitë e sigurimit në Kosovë”, ka shkruar Mazreku në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/