Së shpejti fillon ndërtimi i urës mbi lumin Sitnica në Rufc të Ri të Lipjanit
07 mars 2021
| 12:18
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e disa projekteve në Lipjan.
Në këtë memorandum parashihet që të bëhet ndërtimi i urës mbi lumin Sitnica në Rufc të Ri, po ashtu këtë vit do të bëhet edhe asfaltimi i rrugës “Marie Shllaku”.
Kryetari Ahmeti u shpreh se këto projekte janë të mirëseardhura për qytetarët e Komunës së Lipjanit.