Së shpejti funksionalizohet lokacioni i deponimit të mbeturinave në Therandë
01 prill 2018
| 17:18
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se brenda disa ditësh do të funksionalizohet lokacioni në të cilin do të deponohen mbeturinat nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore.
Muharremaj ka theksuar të dielën se Komuna e Therandës do të jetë më e pastra në Kosovë.
“Lokacioni në të cilin do të deponohen mbeturinat nga ndërtimi dhe demolimi i objekteve ndërtimore do të funksionalizohet brenda disa ditëve. Deponitë ilegale në komunën tonë jemi zotuar që do t’i eliminojmë, prandaj po e rregullojmë këtë lokacion që përmes një aksioni të pastrimit ambienti ynë të frymojë më pastër. Premtimin që Komuna e Therandës do të jetë më e pastra në Kosovë, do ta realizojmë’, ka thënë Muharremaj.