Së shpejti hapet kopshti “Cicërimat” në lagjen “Kalabria”
20 dhjetor 2019
| 14:48
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në lagjen “Kalabria” në kryeqytet se së shpejti do të hapet kopshti “Cicërimat”, i cili ka kapacitet për 100 fëmijë.
Në këtë kontekst, kjo komunë ka theksuar se tashmë është hapur edhe konkursi për pranimin e stafit, i cili do të merret me këtë kopsht dhe fëmijët.
“Kopshti ‘Cicërimat’ në lagjen ‘Kalabria’ së shpejti do të i hap dyert për rreth 100 fëmijë të lagjes. Fillimisht është hapur konkursi edhe për rekrutimin e stafit të këtij kopshti, të cilët do të përkujdesen që ky kopsht të funksionojë dhe të i zbatojë të gjitha politikat dhe standardet adekuate për edukimin e hershëm”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
/Epoka e re/