Së shpejti në ankand një koleksion i George Michaelit
12 shkurt 2019
| 11:27
Një koleksion i këngëtarit anglez George Michael, i cili vdiq në vitin 2016, do të dalë në ankand nga shtëpia “Christie’s” në Londër në muajin mars.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Georgios Kyriacos Panayiotou, u bë i njohur për hitet e tij dhe zërin e ngrohtë.
Këngëtari ka blerë disa vepra të artistëve të njohur si Damien Hirst dhe piktura “fëmija i tmerrshëm” e Tracey Emin, të cilat do të dalin në ankand më 14 mars në Londër.