Së shpejti në dispozicion ilaçi që shpëton martesat e dështuara

13 qershor 2022 | 11:49

Një akademike i Universitetit të Oksfordit, ka thënë se ilaçi i ri që ndihmon në shpëtimin e martesave të dështuara mund të jetë i disponueshëm në tre deri në pesë vjet.

Anna Machin, antropologe evolucionare në Universitetin e Oksfordit, ka folur në Festivalin e Shkencës, Cheltenham dhe ka thënë se ka katër kimikate në trurin e njeriut që shpjegojnë pse ne ndjejmë dashuri dhe ato janë dopamina, serotonina, beta-endorfina dhe oksitocina.

Machini ka thënë se tani dihet mjaftueshëm për kiminë e trurit që disa kimikate mund të përshkruhen për të rritur aftësitë tuaja për të gjetur dashurinë ose për të rritur mundësinë që të qëndroni të dashuruar kur kjo gjë të bëhet paksa e ndërlikuar.

“Ka shumë pyetje etike në lidhje me ‘drogat e dashurisë’, se ato janë sigurisht në horizont. Dhe sigurisht që po bëhen kërkime për to”, është shprehur ajo.

Machini ka thënë se “drogat e dashurisë” të përdorura në terapinë e çifteve mund të jenë të disponueshme në tre deri në pesë vjet, shkruan “The Independent”.

Ajo ka thënë se oksitocina është e njohur”me kompanitë tregtare dhe mund t’i ndihmojë njerëzit të bëhen më të sigurt kur takohen dhe t’i ndihmojë ata të bien në dashuri.

Më tutje, Machini ka shtuar se afërsisht një në 50 njerëz kanë një gjen specifik që mund t’i bëjë ata më të ndjeshëm ndaj ndarjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka…