Së shpejti në duart e lexuesve libri i Burim Ramadanit “Në luftë hibride”
08 nëntor 2024
| 12:29
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka paralajmëruar përmes një postimi në “Facebook” se shumë shpejt do të jetë në duart e lexueseve libri i tij “Në luftë hibride”.
Ai ka treguar se ky libër po vjen pas një pune 1-vjeçare të një periudhe sfiduese.
“Shumë shpejt do të jetë në duar të lexuesve. I lumtur që po bëhet gati libri. Shumëçka do të jetë e veçantë dhe tema diskutimi edhe publik. Një punë gati 1-vjeçare në përmbledhje të një periudhe sfiduese”, ka shkruar Ramadani