Së shpejti në treg akullorja me përbërje insektesh, mund ta blejnë vetëm pasanikët
28 janar 2020
| 11:13
Në Afrikën e Jugut do të dalë së shpejti në treg një akullore shumë e shtrenjtë e cila do të përdorë Ento Milk, një alternativë e qumështit e bërë nga përzierja e larvave të një insekti tropikal të njohur si mizat solare e zezë.
Kombet e Bashkuara parashikojnë që bota do të duhet ta dyfishojë prodhimin e ushqimit për ta ushqyer popullsinë globale deri në vitin 2050 dhe ka promovuar prej kohësh bujqësinë e insekteve si një burim të qëndrueshëm të proteinave për bagëtitë tradicionale.