Së shpejti në Vushtrri do të hapen mbi 100 vende të reja të punës
04 tetor 2018
| 16:04
Kryetari i Komunë së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka mbajtur të enjten takim me investitorët e kompanisë “Bisek” nga Polonia, njëra nga kompanitë lidere në Evropë në fushën e minierës, si dhe me banorët e Galicës dhe Dubovcit.
Tahiri ka bërë me dije se së shpejti në Vushtrri do të ndodh investimi i huaj direkt në minierën e Dubovcit e Galicës.
“Vlera e këtij investimi është 5 milionë euro brenda shtatë viteve të para. Nga ky investim pritet të krijohen mbi 100 vende të reja të punës”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronave të banorëve.
“Komuna është e përkushtuar për të krijuar ambient të sigurt për investime të huaja”, ka thënë Tahiri.
/Epoka e re/