Së shpejti përfundon ndërtimi i urës mbi lumin Lepenc
13 korrik 2018
| 15:37
Kanë hyrë në fazën finale punimet në projektin “Ndërtimi i urës mbi lumin Lepenc në lagjen Dallosh”.
Këto punime nga afër i ka përcjellë kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe nënkryetari Ylber Bajra me bashkëpunëtorë.
Ilazi ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane, pasi do të lidhë fshatin Doganaj me fshatin Soponicë.
Sipas tij kjo urë do të krijojë lehtësira qarkullimi për lagjet Dallosh, Kovaç dhe Topojan, derisa do të shtohet edhe siguria e nxënësve që kalojnë në këtë pjesë. Projekti në tërësi është financuar nga Komuna e Kaçanikut dhe do të kushtojë afër 59 mijë euro.
/Epoka e re/