Së shpejti pritet të funskionalizohen “vrojtuesit e lagjeve” në Malishevë
Të premten e kaluar është mbajtur takimi i përbashkët i Ekipeve për Siguri në Bashkësi (EVSB), ICITAP-it dhe Policisë së Kosovës, stacioni në Malishevë, për themelimin “Vrojtuesit të Lagjes”.
Themelimi i këtyre vrojtuesve nëpër lagje, bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë edhe më të madhe për qytetarët dhe luftimin e dukurive negative në shoqëri.
Sipas koordinatorit të EVSB-së në Malishevë, Sejdi Paçarizi, në këtë takim të përbashkët, është bërë prezantimi i projektit dhe planit për themelimin e vrojtuesve, ndërsa i tërë projekti pritet të filloj të zbatohet në këtë muaj, ndërsa qëllimi i themelimit të këtyre vrojtuesve, është luftimi i dukurive negative dhe rritja e sigurisë.
Sipas tij, takimi ka qenë shumë frytdhënës, dhe shumë shpejt, edhe do të jetësohet ky projekt, shumë domethënës, për sigurinë e përgjithshme në vendbanimet e komunës sonë.
/Epoka e re/