Së shpejti pritet të ndërtohet spitali rajonal në Skenderaj
Një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar komunën e Skenderajt, ku janë zotuar se do ta ndërtojnë spitalin që e kishin premtuar kohë më parë gjatë vizitës së tyre të parë.
Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se komuna që ai drejton është e interesuar për gjithë partnerët që investojnë në Skenderaj.
“Çdo ditë e më tepër po shtojmë përpjekjet dhe hapat për realizimin e projektit më madhor që Skenderaj ka pas ndonjëherë – Penda e Drenicës, një projekt dhjetëra miliona euro, i cili do të zgjidh përfundimisht problemin e ujit të pijshëm për së paku 200 mijë banorë. Vizita e mikut tim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Cannon, një njeri i zot në financa ndërkombëtare, dhe bankier i dalluar investiv, është ekskluzivisht rikonfirmim i premtimit të tij për investim në dy projekte tejet të rëndësishme; Penda e Drenicës dhe ndërtimi i një spitali rajonal”, ka thënë Jashari.
Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit amerikan, Daniel Canonn ka deklaruar se arsyeja e vizitës së tyre është që të përmbushin premtimin e dhënë që të ndërtojnë një spital në Skenderaj.
/Epoka e re/