Së shpejti publikohen të dhënat për dëmet e paguara për produktet bujqësore të siguruara
18 shtator 2019
| 11:03
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (ShSK), Sami Mazreku, ka bërë me dije se së shpejti do të publikohen dëmet e para të paguara për produktet bujqësore.
“Këto dëme paguhen nga polisat e sigurimit bujqësor pas krijimit të sistemit të sigurimeve bujqësore nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me IFC/Bankën Boterore në Kosovë, ka shkruar Mazreku në profilin e vet e në “Facebook”.
Ndryshe ky është një projekt shumë i suksesshëm i Korporatës Ndërkombëtare Financiare IFC, anëtare e Bankës Botërore në Kosovë, në partnerit me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.
Sigurimi bujqësor mbulon dëmet që shkaktohen nga kushtet klimatike.