Së shpejti reparti i Pediatrisë i Spitalit në Mitrovicë do të jetë në shërbim të qytetarëve
27 mars 2023
| 14:45
Ministria e Shëndetësisë, shoqata “Nënë Tereza” dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen financiare që i hap rrugë funksionalizimit të repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), Shaqir Gashi dhe drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati dëshmuan se kur ekziston vullneti çdo pengesë tejkalohet, veçanërisht për shëndetin e fëmijëve.
Kjo marrëveshje krijon mundësitë që paralelisht me funksionalizimin e repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Ministria e Shëndetësisë të investojë dhe në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor.