Seanca dëgjimore ndaj Haki Rugovës të dielën në orën 10:00
10 tetor 2020
| 22:05
Avokati i kryetarit të Istogut, Haki Rugova, Besnik Berisha, ka njoftuar se seanca dëgjimore ndaj tij do të mbahet të shtunën.
Seanca mbahet në Gjykatën Themelore në Pejë.
“Për ata që kanë interesim, ju njoftoj se seanca dëgjimore tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake është planifikuar të mbahet nesër, në orën 10:00, në Gjykatën Themelore në Pejë”, shkroi Berisha në profilin e vet në “Facebook”.
Sipas Berishës, “e vërteta nuk është ajo çfarë është shkruar e thënë nga Prokuroria dhe mbi atë nuk do të mund të ndërtohet drejtësia…!”