Seanca e 6 qershorit, PDK-ja synon debat për Trustin, LV-ja nuk ndryshon qëndrim

30 maj 2022 | 12:31

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se nuk ka pasur kuorum që të përcaktohet seanca e radhës.

Në këtë drejtim, ai ka thënë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara do të trajtohen të hënën e ardhshme. Po ashtu, Tahiri ka thënë se javën e ardhshme do të përcaktohet edhe rendi i ditës ku pritet të trajtohet edhe çështja e Trustit.

Ai ka thënë se “me gjasë” seanca e re ku do të flitet për Trustin do të jetë të enjten.

“Ne shpresojmë që edhe Vetëvendosje dhe partnerët e saj të koalicionit të reflektojnë.  Kjo s’duhet të shihet si një betejë politike, por si një angazhim i ynë i përbashkët për t’i krijuar mundësinë qytetarëve që ta kalojë më lehtë këtë krizë, si rezultat i ngritjet se çmimeve”, ka thënë Tahiri para mediave.

Por, kësaj çështje i ka dhënë përgjigje deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili ka njoftuar se grupi parlamentar i partisë së tij nuk do ta ndërrojë qëndrimin karshi Trustit.

“Sot u vendos që seanca e ardhshme, pra vazhdimi i pikave të papërfunduara të mbahet të hënën më 6 qershor. Para kësaj seance do të ketë një takim të Kryesisë. Është shumë me rëndësi që kjo javë të shfrytëzohet nga grupet punuese sepse kemi 73 projektligje, që duhet sa më parë t’i kemi në seancë plenare për t’i miratuar. Çështjes së Trustit ne i kemi dhënë përgjigje, nuk ka ndryshim. Përgjigjen e ka dhënë edhe qeveria edhe ministri i Financave”, ka thënë Rrustemi.

Rrustemi nuk ka treguar nëse deputetët e LV-së do të lëshojnë sallën për të penguar votimin e Projektligjit për Trustin, duke thënë se “nuk mund të flas për detajet e veprimeve në seancë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Haqif MULLIQI Duke u marrë me aspektet e…