Seanca e ardhshme e Kuvendit mbahet të enjten
07 tetor 2024
| 11:51
Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka bërë me dije se seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten.
Në rend të ditës janë pikat e njëjta, duke përfshirë këtu dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ne seancën e radhës që do të mbahet të enjten, do jetë seancë e vazhduar nga ajo e mëparshmja. E dini që tash e dy seanca, sesioni vjeshtor nuk po mund të fillojë në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve pjesëmarrës”, tha Tahiri.