Daçiqi: Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të mbahet më 31 tetor
28 tetor 2019
| 12:36
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë me dije të hënën se seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet më 31 tetor.
Sipas tij, kjo seancë do të mbahet “përkundër përpjekjeve të Prishtinës për ta shmangur mbajtjen e saj”.
” Është definitive që seanca do të mbahet më 31 tetor në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe unë do të marr pjesë në të. Në fund të fundit përfaqësuesit e Prishtinës informuan se do të merrnin pjesë në seancë”, ka thënë Daçiqi për “Tanjug”.