Seanca e Kuvendit, Basha: Opozita s’mund ta dëmtojë LV-në me kauza të krijuara nga Lista Serbe
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur rreth seancën e Kuvendit të Kosovës, që është ftuar nga opozita.
Sipas Bashës, opozita nuk mund ta dëmtojë LV-në me kauza “të krijuara nga Lista Serbe”.
Basha ka pasur kritika edhe për komisionet hetimore të krijuara nga opozita.
“Opozita me kauza te krijuara nga Lista Serbe nuk mund ta dëmtojë LV-në dhe normalisht që LV-ja nuk mund t’i mbështet debatet e tyre që të shkoi ne Kuvend dhe të debatoj në atë se çka ka thënë Lista Serbe. Jo, dy deputet kanë votuar, jo disa përgjime, ato nuk i mbështet LV-ja. Dhe opozita me municion të Listës Serbe po mundohet ta dëmtojë LV-në por të gjitha do të bien poshtë siç ra çështja e rezervave shtetërore duke krijuar komisione hetimore duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës dhe në fund gjykata i rrëzon të gjitha”, ka thënë Basha për “RTV21”.