Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje në nderim të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit
22 shtator 2022
| 12:56
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë ka filluar me një minutë heshtje për të kujtuar 24 vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se edhe tetë deputetë kanë mbetur pa folur në seancën e kaluar lidhur me grevën në arsim, teksa fjalën i pari e ka marrë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Jahja Kokaj.