Seanca e Kuvendit po mbahet në kushte të jashtëzakonshme, udhëhiqet nga Enver Hoxhaj
27 qershor 2024
| 11:06
Kuvendi i Kosovës e ka filluar seancën e sotme parlamentare, e cila për shkak të punimeve në sallën kryesore plenare, po mbahet në një sallë tjetër shumë më të vogël dhe në kushte të jashtëzakonshme.
Po ashtu, kjo seancë nuk po udhëhiqet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Ajo po udhëhiqet nga nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Në këtë seancë në rend të ditës janë dhjetëra pika.